Për AAK-në më me rëndësi përgatitja e zgjedhjeve

 

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se kjo parti nuk ka pasur preferenca datash sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, për AAK-në me rëndësi është përgatitja e zgjedhjeve dhe data të jetë e dakorduar politikisht.

Në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Tahiri theksoi për AAK-në është me rëndësi që këto zgjedhje të mbahen në afatet kushtetuese, mandati të mos shkurtohet,

“Për Aleancën është me rëndësi që këto zgjedhje të mbahen në afatet kushtetuese, mandati të mos shkurtohet, të ketë një organizim më të mirin të mundshëm dhe mbi të gjitha të ketë një konsultim paraprak politik me partitë të tjera parlamentare që zgjedhjet të ndodhin në afatet kohore”, theksoi Tahiri.

Tutje, ai tregoi se në takim u diskutua data 31 tetor, datë kjo e rekomanduar nga disa parti politike./21Media

Back to top button