LDK rekomandon që zgjedhjet lokale të mbahen në fund të tetorit

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka rekomanduar presidentes Vjosa Osmani që zgjedhjet lokale të mbahen në fund të tetorit, pasi sipas tij, do të mund të bëhet organizimi më i mirë i zgjedhjeve.

“31 tetori do të ishte datë e përshtatshme, por edhe çdo datë tjetër është e pranueshme, që i përafrohet fundit të tetorit”, tha Abdixhiku.

Tutje, ai theksoi se këto katër muajt e ardhshëm, deri në zgjedhjet lokale, LDK do të bëjë reforma dhe ndryshime për të kthyer besimin e qytetarëve në këtë subjekt.

“Jam optimist që rezultati i zgjedhjeve të fundit të tetorit do të jetë rezultat që jep diferencën dhe rikthimin e LDK-së, atë që po e presim”, theksoi Abdixhiku, duke shtuar se do të dalin me program të mirë në fushatë./21Media

 

Back to top button