Për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Blerim Vela, këshilltari i Presidentes përmes një postimi në “Twitter” ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.
Ai tha se në këtë takim Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë.


Fjalimi i Presidentes do të jetë nga ora 16:00, sipas kohës së Kosovës.
Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill./21Media

Back to top button