Kaloni te përmbajtja kryesore

Për çka janë më të mirë shqiptarët? “Për mikpritje janë njësh”

Filozofi Latif Mustafa sonte ishte mysafir në emisionin veror “21 Gradë” të RTV21, me të cilin u diskutua për tema të ndryshme.
I pyetur se për çka janë më të mirë shqiptarët, ai u shpreh se shqiptarët janë të mirë, që nuk kanë shkaktuar gjenocid ndaj asnjë populli fqinj.
“Nuk jemi popull gjenocidal, kjo më pëlqen dhe më bën të mburrem”, tha ai.
Filozofi Mustafa potencoi se shqiptarët për mikpritje janë njësh. “Nuk kom pa popull ma mikëpritës”, shtoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button