Moti sot në vend

Sot në vend pritet të mbajë më freskët se ditëve të shkuara, me rënie të lehtë të temperaturave.
Në pjesën e parë të ditës pritet të ketë edhe rreze dielli, të cilat pasdite pritet të zëvendësohen me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë prej 23 deri në 25 gradë Celsius.
Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezent kohëve të fundit./21Media

Back to top button