Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend

Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që mbajtur të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në fjalim, Osmani ka folur për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë dhe njerëzve në Bosnjë, viktimat e dhunës seksuale që ishin ulur prapa saj – për të cilat ajo kërkoi kërkimfalje nga presidenti serb.

“I jemi mirënjohëse presidentes Osmani, fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat shqiptarë të gjenocidit, janë dëgjuar nga e gjithë bota. Fjalime të tilla do të kujtohen për gjenerata. Faleminderit”, ka shkruar kjo organizatë në platformën X.

Osmani në New York të hënën ftoi zyrtarët që ta vizitojnë Kosovën dhe ta shohin vetë progresin e vendit.

Para Këshillit të Sigurimit Osmani ka folur se mijëra gra në Kosovë kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, duke përmendur Vasfije Krasniqin dhe Shyhrete Tahirin, dy të mbijetuara.

Back to top button