Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së

Për herë të parë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.
Në njoftimin nga SHSKUK, bëhet e ditur se në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.
Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.
Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse./21Media

Back to top button