Për herë të parë në Stamboll, 3 avionë do të mund të ulen dhe të ngriten në të njëjtën kohë

Me sistemin që do të instalohet në aeroportin e Stambollit, 3 avionë do të mund të ulen dhe të ngriten në të njëjtën kohë.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Abdulkadir Uraloğlu deklaroi se ata kanë punuar në instalimin e këtij sistemi që nga viti 2022, shkruajnë mediat turke.

“Me zbatimin e aplikacionit, Aeroportit të Stambollit do t’i jepet mundësia që 3 avionë të bëjnë ulje dhe ngritje të trefishta të pavarura në të njëjtën kohë”, tha Uraloğlu.

Uraloğlu tutje ka shtuar se, sipas Raportit Evropian të Aviacionit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol), ky aeroport ishte aeroporti më i ngarkuar në Evropë me një mesatare prej 1309 fluturimesh në ditë midis 29 janarit dhe 4 shkurtit, transmeton rtv21.tv.

“Aeroporti i Stambollit është bela e syrit tonë. Ne duhet të forcojmë më tej pozicionin dhe të drejtat e tij. Për të përdorur burimet ekzistuese në Aeroportin e Stambollit në mënyrën më efektive të mundshme, studimet për aplikacionin “Operacionet e njëkohshme të pavarura trefishe të pistës paralele”. ka filluar ne vitin 2022. Me zbatimin e projektit Stamboll Aeroportit do t’i jepet mundësia qe ne te njëjtën kohe te ngrihen dhe te ulen ne mënyre te pavarur tre avionë. Në muajin e ardhshëm do te fillojmë trajnimin për ketë teme. Mendoj se do te fillojmë provat brenda këtë vit. Ky sistem disponohet vetëm në botë në SHBA, jo në Evropë. Kur ta hapim në Turqi, do të jetë në Evropë. “Do të jetë i pari në Evriopë”, shtoi tutje Uraloğlu.

Tutje ai tha se me përdorimin e këtij aplikacioni, qarkullimi ajror në Aeroportin e Stambollit do të sigurohet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë dhe do të mundësohet përdorimi i njëkohshëm i pistave paralele të pavarura të trefishta (ngritje dhe ulje).

“Ne duam të rrisim diversitetin në aeroportin (Stamboll)”, shoti ai./21Media

Back to top button