Për herë të parë pas 30 vitesh një grup nxënës shqiptarë vizitojnë Manastirin e Deçanit

Manastiri i Deçanit ka hapur dyert për një grup nxënësish shqiptarë, sot herë të parë pas më shumë se 30 vitesh.
Përmes një njoftimi KFOR-i, bën të ditur morën pjesë 40 nxënës nga shkollat fillore ”Lidhja e Prizrenit”, ”Isa Boletini” dhe ”Rexhep Kadriaj” të komunës së Deçanit, transmeton klankosova.tv.
Aktiviteti u organizua nga OJQ “Agimi-Isniq” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, nën moton: “Rini e shëndoshë pa paragjykime mbi racën, etninë dhe fenë.”
Gjatë vizitës, nxënësit vizituan edhe kampin “Sparta” të misionit të KFOR-it, ku u pritën nga ushtarët dhe morën dhurata.
Falënderime të veçanta iu drejtuan komandantit të RC-Ë (Regional Command-Ëest), Kolonel Rocco Mundo, për mbështetjen e dhënë në këtë nismë.
KFOR ndër tjera njofton se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.