“Po mani seanca natëëëëëëën”, Kuvendi nis seancën, Musliu ironizon me Kurtin

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me seanca në Kuvend në këto orë të natës, derisa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka zgjedhur që të ironizojë me kryeministrin  Albin Kurti.

Ajo në Facebook ka thënë se ka marrë ftesë për seancë 10 minuta pasi që seanca ishte planifikuar të nise.

“E krejt këtë Musilu e ka quajtur “cirk”.

Cirku në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në këto orë të vona.

Në orën 22:15 më vjen ftesa që mbledhja e komisionit fillon në orën 22:10.

Mbledhja e komisionit do të mbahet:

Të enjten, më 5 dhjetor 2024, në orën 22:10, në sallën N-10, ndërtesa e Kuvendit…

Mos i harroni ato qerrjet e Albin Kurtit: “Po mani seanca natëëëëëëën!”

#cirkuza #zhylla #dilingji”, ka shkruar ajo./21Media

 

Back to top button