Për herë të parë pas dy vjetësh Princ Harry do të veshë uniformën në funeralin e gjyshes

Princi Harry do të jetë në gjendje të veshë uniformën e tij ushtarake të shtunën në një ceremoni për të nderuar kujtimin e gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, dhe gjithashtu në funeralin e saj. Vendimi i takonte babait të tij, mbretit Carless III . Për herë të parë në dy vjet e gjysmë, Harry do të jetë në gjendje të veshë uniformën e tij ushtarake, përcjell portali rtv21.tv
Duka i Sussex sapo festoi ditëlindjen e tij të 38- të më 15 shtator, në mes të një momenti të dhimbshëm për familjen. Ashtu si vëllai i tij Princi William dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore që mbajnë poste ushtarake, Harry do të veshë uniformën e tij.
Vendimi i mbretit Charles III u mor pa kërkesë të Harry, zbulon People. Harry ishte i gatshëm të vishte çfarëdo veshje që i thuhej, pasi fokusi i tij tani është të nderojë gjyshen e tij të ndjerë.
 

Në fillim të kësaj jave u njoftua se Harry i cili shërbeu dy turne në detyrë në luftën e Afganistanit gjatë karrierës së tij 10-vjeçare me Ushtrinë Britanike nuk do të ishte në gjendje të veshë uniformën e tij ushtarake pasi nuk po punon më në familjen mbretërore. Mbreti Carless III ka bërë një përjashtim nga ky rregull.
Në janar, Mbretëresha Elizabeth II tërhoqi titujt dhe përgjegjësitë ushtarake si anëtar i familjes mbretërore nga djali i saj, Princi Andrew , lidhur me padinë kundër tij për abuzim seksual të dyshuar. Duka i Jorkut kaloi 22 vjet duke punuar në Marinën Mbretërore Britanike dhe ishte pilot në Luftën e Falklands në vitin 1982. Andrew ka mundur të mbajë medaljet e tij ushtarake në ngjarjet e fundit publike për të nderuar nënën e tij.
Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator . Një zëdhënës i Dukës së Sussex tha se prioriteti i Harry-t tani është të bëjë homazhe për gjyshen e tij të dashur dhe të kujtojë trashëgiminë e saj.
“Dekada juaj e shërbimit ushtarak nuk përcaktohet nga uniforma që vishni dhe ne kërkojmë me respekt që fokusi të mbetet në jetën dhe trashëgiminë e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II,” tha zëdhënësi. Hera e fundit që Harry veshi uniformën e tij ushtarake në një ceremoni zyrtare ishte në mars 2020 në Festivalin e Muzikës Mountbatten. Harry ishte një kapiten gjeneral në marinën mbretërore, ndër titujt e tjerë që humbi kur u transferua në Kaliforni me gruan e tij Meghan Markle në mars 2020 dhe hoqi dorë nga përgjegjësitë e tij si mbretëror britanik.
Princi Harry pritet të mbërrijë në funeralin e gjyshes më 19 shtator me veshje ushtarake./21Media

Back to top button