Për katër ditë në Prishtinë Policia ka arrestuar 23 persona

Në rajonin e Prishtinës për katër ditë Policia e Kosovës, ka arrestuar 23 persona si dhe janë realizuar 58 urdhëresa të gjykatës.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, që nga e hëna deri sot (24-28 korrik 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 58 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ku janë arrestuar 23 persona”, thuhet në njoftim të policisë./21Media 

 

Back to top button