Për këtë arsye Sandra Bullock nuk do të jetë më pjesë e botës së filmit

Sandra Bullock ka vendosur të bëjë një pauzë në profesionin që ajo di të bëjë më së miri, aktrim.
Ajo veçse luan në një film që do të lansohet së shpejti, por pas këtij projekti filmik duket se artistja me të vërtetë do të pauzojë.
Gjersa po flitej për “Lost City”, në të cilin luan së bashku me yjet Channing Tatum dhe Brad Pitt, Bullock tha se nuk e di se sa do të zgjasë kjo pauzë e saj.
Por, kur dha njoftimin ajo shtoi se dëshiron të jetë në një vend ku do të jetë më e lumtur.
“E marr punën me shumë seriozitet. Dua të jem 24/7 me familjen time. Ky është vendi ku do të jem për një kohë të gjatë”, tha Bullock në intervistë.
Bullock është nënë e Louis dhe Laila.
Ndërkaq, “Lost City” do të jetë nëpër kinema nga 25 marsi./21Media

Back to top button