Intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuor të Shtetit do të transmetohet në televizion

 
Këshilli Prokurorial i Kosovës,(KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në Radiotelevizionin Publik të Republikës së Kosovës
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga KPK, ku po ashtu bëhet e ditur se një gjë e tillë është propozuar nga Kryeprokuori i Shtetit, Aleksander Lumezi.
Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që Konceptdokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në uebfaqen zyrtar të sistemit prokurorial./21Media

Back to top button