Për ku po udhëtojnë këtë herë familja Fejzullahu?
Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu ka kohë prej që ka nisur pushimet së bashku me familjen e tij.
Së fundmi, ai me familje po pushonin në bregdetin shqiptar dhe nga atje ndanin fotografi e video për fansat.
Mirëpo, mesa duket familja Fejzullahu ka vendosur të ndërroj destinacion dhe të shkojnë në Athinë.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari, Ermal Fejzullahu përmes një InstaStory.
”Ndalesa e radhës, Athina”, ka shkruar Ermali krahas një fotografisë.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Ermali është ”Sa t’kom dasht” të cilin artisti e ka sjellur në bashkëpunim me Gjikon./21Media