Për një ditë 41 aksidente trafiku, 1 me fatalitet

U shqiptuan mbi 1 mijë tiketa dënimi

Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 41 aksidente trafiku, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 23 me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të shtunën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 137 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, sa i përket veprave të ndryshme penale raportohet se janë arrestuar 9 persona, 8 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button