Për një ditë afro 1 mijë e 700 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 698 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të dielës.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, ku 1 prej tyre ishte me fatalitet, 25 me të lënduar, ndërsa 41 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të dielën policia ka arrestuar 21 persona, 18 janë dërguar në mbajtje./21Media
