Për një ditë në Kosovë shënohen 4 raste të dhunës në familje

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit.

Dy të tilla kanë ndodhur në Prishtinë, një në Vushtrri dhe një tjetër në Gjakovë.

Në tre prej këtyre rasteve është raportuar se gratë kanë qenë viktima të dhunës, ndërsa në një prej tyre ka ndodhur e kundërta.

Në Gjakovë dhe në Vushtrri viktimave u është dashur të marrin trajtim mjekësorë për shkak të lëndimeve trupore.

Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, një është dërguar në mbajtje dhe një tjetër gjendet në arrati, njofton Policia përmes raportit 24 orësh./21Media

Back to top button