Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthim në veri

Policia ka bërë të ditur më 15 nëntor rreth orës 23:50 kishte ndodhur një shpërthim në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit të një mjeti janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raportin 24 orësh.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button