Për një ditë shqiptohen mbi 2 mijë e 600 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 602 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së premte.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 25 prej tyre me të lënduar, ndërsa 36 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 16 persona, 6 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./21Media
