Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një burrë në Lipjan, kreu vjedhje në tri xhami

Është arrestuar një burrë në Lipjan, i cili dyshohet se nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar, ka vjedhur në tri xhami.

Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në xhaminë e Magures, Banullës dhe Krojmirit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë intervalit kohor të lartcekur kishte kryer vjedhje në tri xhami –në lokacione të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button