Për një ditë u vaksinuan afro 20 mijë qytetarë
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559 mijë e 7 doza të vaksinës.
Deri më sot 202 mijë e 647 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë./21Media