”Për një gotë ujë dielli e mbyti”…

1 min read

 

Poezi nga shkimtari i njohur kosovar

Vehbi Kikaj është lindur më 1942 në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës. Ka qenë njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Ai për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherë i gazetës ”Rilindja” për fëmijë e mandej i revistës ”Pionieri”.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, është punësuar si mësues, pastaj ka punuar si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën ”Rilindja” deri në vitin 1968, kurse prej vitit 1984 ka punuar në revistën ”Pionieri”.

Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ka vdekur, ka qenë kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi, ”Fjala”.

Pemët në verë

Mollës -së hollës
iu ka tharë fyti,
për një gotë ujë
Dielli e mbyti.

Dardhës -së bardhës
iu ka tharë dora
nga vapë e verës
lëngon e gjora.

Kumbulla -sumbulla
s’mund t’i thotë kuj:
si t’shkojë të lumi
të pi pakëz ujë.

I pari -kopshtari
zgjohet që më natë,
pemëve të etura
u jep limonatë…