Për pesë ditë, mbi 15 mijë nënshkrime pro tërheqjes së mjeteve nga Trust-i

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.
“I fascionuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka postuar një fotografi me Adnan Jasharin, organizator i peticionit dhe protestave të mbajtura në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trust-i.
“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button