Nëna hidhet nga kati i dytë i spitalit bashkë me foshnjën e porsalindur

Është hidhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 (2 korrik).
“M. J, 35 vjeç nga Durrësi është hedhur bashkë me femijën 1 ditësh”, njofton policia.
Ajo bashkë me fëmijën janë transportuar në urgjencën e spitalit dhe kanë marrë ndihmën e parë.
Si fëmija dhe nëna janë në gjende të mirë shëndetësore.
Paraprakisht bëhet me dije se ky është fëmija i 6 i 35 vjeçares.
Zonja i përket komunitetit rom. Bëhet me dije se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button