Për pronë djali e bëri babain për spital

Është arrestuar një person në Gjakovë në mbrëmjen e të shtunës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë për çështje pronësore.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button