Arrestohet një burrë, e goditi me shuplakë një të mitur

Është arrestuar një person në Shtime nën dyshimin se kishte goditur me shuplakë një vajzë të mitur.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare duke e goditur me shuplakë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Back to top button