Për shkak të një defekti, avioni i Elton John bën ulje urgjente

Avioni privat i Elton John u detyrua të bënte një ulje të detyrueshme, për shkak të një defekti në sistemin hidraulik të avionit.
Dëshmitarët e përshkruan si ulje të tmerrshme.
74 vjeçari u trondit nga kjo ngjarje, por disa orë më vonë kapi një tjetër fluturim për një koncert në SHBA.
Piloti u kthyer në Farnborough dhe mori radio kontrollin e trafiku ajror për të lajmëruar se i duhej të bënte ulje emergjente.
Ekipet e ambulancës dhe policia u alarmuan në orën 11:19. Zjarrfikësit nga gjashtë stacione kanë shkuar në vendngjarje dhe pista është pastruar.
“Moti i tmerrshëm dhe erërat e forta e bënë pothuajse të pamundur uljen. Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mundi të arrinte. Aeroplani po zbriste dhe ishte në gjysmë të rrugës përgjatë pistës kur hoqi dorë nga përpjekjet për të goditur asfaltin. U ngrit përsëri në ajër”, tha hidrauliku për The Sun./21Media

Back to top button