Aktorja turke: Nuk dua të martohem për herë të tretë me personin e njëjtë

Aktorja e njohur turke, Burcu Kiratli vitin e kaluar është rimartuar me këngëtarin me origjinë shqiptare Sinan Akçil.
Burcu dhe Sinani muajt e fundit janë rikthyer në qendër të vëmendjes nga mediat turke, lidhur me lajmet se martesa e tyre për herë të dytë është në prag të divorcit.
Por, në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj e duan shumë njëri-tjetrin, por vazhdimisht nuk bien në një mendje dhe për shkak të krenarisë nuk pajtohen lehtë.
“Vetëm nëse dashuria mbaron, nuk mund të mbetemi miq”, ka thënë aktorja.
Pyetjes nëse përfundimisht do të ketë një divorc të tretë, ajo tha se “nuk dua të martohem për herë të tretë me Sinanin”.

Sinan Akçıl dhe Burcu Kıratlı për herë të parë u martuan në Amsterdam në dhjetor 2018, por çifti u divorcua 9 muaj më vonë./21Media

Back to top button