Për shkak të shiut, bllokohen rrugët në Tetovë

Më pak se gjysmë ore shi ka mjaftuar që rrugët e Tetovës të bllokohen sërish.
Një pjesë e madhe e rrugëve kryesore të qytetit janë bllokuar nga reshjet e dendura të shiut që ka vazhduar rreth gjysmë ore, ku disa vetura kanë mbetur të bllokuara në rrugë.
Më kritike mbetet gjendja te nënkalimi në dalje të qytetit në afërsi të Qendrës Tregtare “Palma”, ku rruga vijon të mbetet ende e bllokuar./tv21

Back to top button