Gjatë sulmit të mbrëmshëm në Londër u vranë shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë u plagosën

Gjatë sulmit të mbrëmshëm në Londër u vranë shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë u plagosën

Shumica e partive politike kanë pezulluar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme kombëtare në Britani të Madhe për shkak të sulmeve terroriste. Megjithatë udhëheqësi i UKIP, Paul Nuttall, tha se do të vazhdonte sepse kjo ishte “pikërisht ajo që ekstremistët do të donin që ne të bëjmë”.

Kryeministri ka kryesuar një takim të komitetit të emergjencave të Cobra të qeverisë dhe pritet të bëjë një deklaratë, raporton BBC.

Komisioneri i Policisë Metropolitane Cressida Dick vlerësoi “trimërinë e jashtëzakonshme” të oficerëve të saj, në detyrë dhe jashtë detyrës, të cilët rrezikuan jetën e tyre duke nxitur për t’u përballur me sulmuesit, shkruan rtv21.tv.

Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe brenda tre muajsh./21Media