Për situatën në Kosovë ka mbërritur një mesazh edhe nga Vladimir Putin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen dhe se Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike.
“Ne zotohemi për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga palët sipas të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë situatë. Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë interesat e serbëve. Ne mbështesim përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”, tha Peskov në një konferencë në Moskë, përcjell “Danas”.
Duke theksuar nevojën për uljen e tensioneve, ai ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka kërkuar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin për situatën në Kosovë./21Media

Back to top button