Për të dalë nga Kosova në Merdar qytetarët po presin deri në tri orë

Qytetarët që janë duke dalë nga Kosova në pikën kufitare më Serbinë, Merdar po presin deri në tri orë.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, kolona në këtë pikë është e gjatë 1000-1100 metra dhe pritjet sillën prej 120-deri 180 minuta.

Në pikën kufitare në Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 75 minuta, ndërsa kolona është 300 metra.

Sipas të dhënave që janë përditësuar në pikat e tjera kufitare, si për të hyrë ashtu edhe për të dalë nga Kosova, pritjet zgjasin 3-5 minuta./21Media

Back to top button