Për tre muaj u trajtuan 291 raste të sulmit në tru

Për tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar 291 raste të sulmit në tru.
Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3 mijë e 984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3 mijë e 208 vizita ambulantore dhe 1 mijë e 403 vizita konsultative emergjente.
“Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG, 39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës./21Media

Back to top button