Për vdekjen e Michael Jackson-it janë fajtor disa persona, thotë një detektiv

Mbreti i Popit, Michael Jackson, vdiq në qershor të vitit 2009, në shtëpinë e tij në Los Angeles, ndërkaq për vdekjen e tij u burgos mjeku personal i tij Dr. Conrad Murray.
Por, persona të njohur me rastin thonë se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në rastin e vdekjes së Jackson-it. Ata janë fajtor që kanë lejuar atë të arrijë në nivelin e varësisë së drogës në të cilën ishte kur vdiq.
Në një intervistë të bërë së fundmi, mjeku i dënuar ka zbuluar se përvoja e tij në burg ishte shkatërruese për të, pasi që ka ndjerë dhembje e keqardhje për vdekjen e tij.
Ky 69 vjeçar u lirua nga burgu në vitin 2013, pas qëndrimit gjysmë viti atje, përkundër asaj se ishte dënuar me katër vite burgim.
Ai i kishte dhënë Jackson-it ilaçe të ndryshme për t’i ndihmuar të flinte. Por tani, detektivi Orlando Martinez nga departamenti i policisë së Los Angeles-it, thotë se ai nuk vdiq nga gjendja e tij për shkak të ilaçeve anestezike, siç është propofoli.
Ai për TMZ investigation, ka thënë se beson se vdekja e tij ishte e pashmangshme.
Michael sipas tij merrte atë që donte, dhe nëse njëri nuk do t’ia jepte atë që kërkonte, atëherë për këtë gjente personin tjetër që do t’ia mundësonte marrjen e tyre.
Kjo do të thotë se në vdekjen e tij janë të përfshirë disa persona. Michael Jackson vizitohej tek shumë mjek, të cilët i jepnin ilaçet, që do të thotë se ndonjëherë ka marrë doza më të mëdha.
Në dokumentarin “Who Really Killed Michael Jackson”, ai e pranon se nuk është e drejtë që dr. Murray është dënuar dhe ia kanë lënë të gjitha fajet për të, megjithatë ishte shumë e vështirë për të që të dëshmonte se edhe të tjerë janë përfshirë në këtë rast.
Ai ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të lidhej me profesionistë të tjerë brenda shëndetësisë, që t’i ndihmonin në lidhje me rastin, sepse nuk kanë dashur të përfshihen në këtë. Këtë e kishte thënë edhe Murray, sepse Jackson nuk i kishte treguar se konsultohej edhe me mjek të tjerë.
Murray e kishte kuptuar këtë kur Jackson po përgatitej për turneun “This is It”.
Jackson sipas tij në atë kohë kishte filluar të vuante nga pagjumësia, kishte të dridhura të trupit, luhatje të humorit dhe varej nga ilaçi propofol që i ndihmonte për fjetje.
Këto të dhëna dhe të tjera në lidhje me vdekjen e ikonës Michael Jackson i sjell dokumentari TMZ Investigates: “Who Really Killed Michael Jackson”,  që do të shfaqet me 6 shtator 2022./21Media

Back to top button