Për videoklipin e këngës ”Sekret”, duhet ta presim marsin
Këngëtarja, Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2022”.
Ronela tashmë e ka kënduar këngën sekret, mirëpo ekziston edhe një sekret i cili do të zbulohet në muajin mars.
Kështu ka bërë të ditur Ronela përmes një postimi në ”Instagram”, teksa ka treguar se është duke punuar për videoklipin e kësaj kënge.


”Eurovision 2022” do të zhvillohet në ”Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj. Shqipëria do të prezantohet me këngën ”Sekret” nga Ronela Hajati.
Ndërkaq, projekti paraprak nga Ronela është ”Gips”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Mato Lale./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?