Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe në ditë feste nuk mungoi dhuna në familjet kosovare

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluar.
Policia ka bërë të ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Graqanicë, Drenas, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Istog dhe Pejë.
Viktima të dhunës në familje pothuajse në të gjitha rastet janë gratë.
Policia raporton se 7 personat që kanë shkaktuar dhunë në familje janë arrestuar më 17 shkurt.
Katër raste raportohet se burrat kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve, dy raste fëmijët kanë shkaktuar dhunë psiqike të nënat e tyre ndërsa, një rast tjetër raportohet se dy familjarë janë përleshur ndërmjet veti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button