Përballja Bayern-Stuttgart, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 15:30 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes gjigantit gjerman Bayern Munich dhe skuadrës së Stuttgartit, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Bundesligas.
Të dy skuadrat barazuan në xhiron e fundit të kampionatit gjerman, ku Bayerni morri vetëm një pikë në ndeshjen kundër Union Berlinit që përfundoi me rezultat 1:1, kurse Stuttgarti barazoi me Schalken po ashtu me shifrat 1:1.
Takimi i fundit me këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe fituesi nuk u përcaktua pasi që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, përcjell KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Coman dhe Sarr, kurse te Stuttgarti mungojnë Coulibaly, Nartey, Pfeiffer, Ulrich dhe Vagnoman.
Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Bayern Munich (4-4-2): Neuer; Davies, De Ligt, Upamecano, Mazraoui; Musiala, Goretzka, Kimmich, Muller; Tel, Gnabry
Stuttgart (3-5-2): Muller; Mavropanos, Anton, Ito; Silas, Karazor, Ahamada, Endo, Sosa; Tomas, Guirassy

Back to top button