Përballje dhe akuza për sistemin e drejtësisë

Për sistemin e drejtësisë në vend sonte pati fjalë ndërmjet koalicioneve

Sonte në kuadër të debatit të zgjedhjeve që u transmetua në RTV21, u diskutua lidhur me temën ”Sundimi i ligjit dhe siguria publike”. Lidhur me këtë temë, Hasan Preteni nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa tha se lufta kundër korrupsionit nuk llogaritet në bazë të asaj se sa një institucion apo një individ sa kallzime penale i ka ushtruar. Ai tha se korrupsion është çdo mos respektim i ligjit dhe se nuk duhet të përdoren emra të përveçëm në lidhje me këtë.

Ndërsa, Ismajl Kurteshi nga VV tha se avokati privat nuk mbron të drejtën, por mbron klientin për para. Ai tha se me të njëjtat ligje mund të qeveriset shumë mirë dhe pa korrupsion, duke shtuar mangësia kryesore e sistemit të drejtësisë në Kosovë është moszbatimi i ligjeve, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, Milaim Zeka nga Nisma tha se VV-ja nuk duhet të marrë Prishtinën si model sepse sipas tij nuk ka rëndësi njeriu a është i korruptuar me pak apo shumë para, pasiqë korrupsioni është korrupsion.

Derisa, nga VV dhe Nisma pati fjalë ndaj njëra-tjetrës. Haxhiu nga VV i tha përfaqësuesit të Nismës se Kosova po hjek nga jakat e bardha që janë të pa prekshme nga institucionet e drejtësisë. Derisa, Zeka nga Nisma tha se jaka të bardha ka edhe VV dhe se ajo ka luajtur më së keqi me sistemin e drejtësisë, duke shtuar se VV dëshiron të jetë drejtësi mbi drejtësi./21Media

Back to top button