Përdhunuesi i 16 vjeçares është xhaxhai i babait të saj

Detaje tronditëse janë zbuluar për ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare është përdhunuar nga 53-vjeçari, Kabul Hunda, xhaxhai i babait të së miturës.
16-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1.
Mjekët dyshojnë për një abort spontan, ndërkohë vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore./vizionplus

Back to top button