Përdori drita rotative në automjetin e tij, ndëshkohet pejani
Është identifikohet dhe ndëshkuar me gjobë një person në Pejë, i cili ka përdorur drita rotative gjatë drejtimit të automjetit të tij.
Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale.
“Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt gjatë ngasjes së automjetit. Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Nga njesiti i trafikut i është shqiptiuar gjoba dhe lënda është proceduar në Gjykatën kompetente./21Media