Përdorimi i lartë i ëmbëltuesve artificialë, ndikon në plakjen e shpejtë të trurit

Një studim i fundit ka zbuluar se personat që konsumojnë më shumë ëmbëltues artificial, sa një kanaçe pije dietike në ditë, përjetojnë rënie më të shpejtë të kujtesës dhe aftësive njohëse.
Sipas Dr. Claudia Kimie Suemoto, përdorimi i lartë i ëmbëltuesve lidhet me një plakje të trurit rreth 1.6 vite më shpejtë, ose 62% më shumë rënie krahasuar me ata që konsumojnë më pak.
Studiuesit theksojnë se nuk provohet një shkak i drejtpërdrejtë, por gjetjet ngrenë shqetësime serioze për përdorimin e përditshëm të pijeve “dietike” dhe ushqimeve me ëmbëltues pa kalori.