Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Paralimpike, Çeku takohet me Parsonsin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot është takuar me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ngjarje kjo historike për të cilën edhe u diskutua në takim, njofton klankosova.tv.

Ministria bën të ditur po ashtu për bisedimet rreth punës dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale për masivizimin e para sportit.

Çeku e informoi Parsonsin për veprimet dhe reformat që ka ndërmarrë MKRS-ja në sport në përgjithësi, sidomos për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar për Komitetin Paralimpik të Kosovës.

Back to top button