Haradinaj e konfirmon: Shkëputet kontrata për objektin me qira të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kanë shkëputur kontraten e qirasë për objektin e partisë së tij në Ulpianë.

Haradinaj ka falënderuar qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm.

“Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor. E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Back to top button