Përfaqësueset e qeverisë amerikane me vërejtje ndaj James Rubin

Në seancën e së hënës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjatë dëshmisë së James Rubin, të pranishme janë edhe dy përfaqësuese të qeverisë amerikane, Terra Gerhersanem dhe Joana Corner. Njëra prej tyre mori fjalën duke treguar se kur iu duhet të ndërhyjnë gjatë dëshmisë së James Rubin.

Ajo tha se dëshirojnë që të japin vërejtje ndaj Rubin dhe pyetjes që i është bërë atij për dhënie të informacionit me hollësi lidhur me burime konkrete dhe përfundime të nxjerra nga persona brenda qeverisë amerikane dhe në veçanti atyre të inteligjencës.

“Ndërhyrje të shkurtër në emër të ShBA-së, siç e keni parë me siguri dëshminë në mëngjes, ne synojmë që të mos ndërhyjmë këtu, prania jonë mos të ndërpres seancën përveç se në rastet kur është e nevojshme. Për të bërë këtë, ne ndihmohemi nga dokumente që zoti Rubin ka përdorur dhe të cilave iu është referuar qoftë publike apo dokumente të brendshme që janë deklasifikuar. Ne donim të jepnim një vërejtje të shkurtër sa i takon zotit Rubin dhe pyetjes që i është bërë atij për dhënie të informacionit më në hollësi lidhur me burimet konkrete dhe përfundimet nga të tjerët brenda Qeverisë amerikane, në veçanti të intelegjencës. Në këto raste kemi nevojë të ndërhyjmë. Deshëm që këtë ta bëjmë të qartë”, tha ajo. /betimipërdrejtësi

Back to top button