Përfaqësueset shqiptare bien në ranglistën e FIFA-s
Kosova dhe Shqipëria shënojnë rënie të pozitave
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në futboll kanë pësuar rënie në ranglistën e re të FIFA-s. Kjo për shkak të humbjeve që pësuan në eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018”.
Me humbjen nga Islanda, Kosova ka rënie për gjashtë pozita nga ranglista e re e FIFA-s, derisa Shqipëria nga humbja në Itali ka rënë për 12 pozita.
Në ranglistën e re të FIFA-s, Kosova gjendet në pozitën e 170-të, ndërsa Shqipëria në pozitën e 66-të./21Media