Përfaqësuesja e Maltës merr reagime mbështetëse pas përplasjes me Vuçiqin

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për raportin gjashtëmujor të punës së UNMIK-ut në Kosovë, ka pasur përplasje verbale mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryesueses së seancës, Vanessa Fraser nga Malta.

Duke ia dhënë fjalën Vuçiqit, pas të cilit foli presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesja e seancës theksoi se të dy kanë nga tre minuta sipas marrëveshjes që ishte arritur më parë.

Në vend të fjalës së tij, presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”. Frazer u përgjigj se ishte dakord, dhe Vuçiq e preu atë i indinjuar: “Jo, nuk u ra dakord”.

Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të përplaste grushtin në tavolinë, duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta. Kështu analistja amerikane Ivana Stradner ka përkrahur veprimin e Fraser, duke i thënë se kështu duhet të iu drejtohet diktatorëve.

“Dhe është për të qeshur që serbët tani po bëjnë shaka duke i kërkuar asaj të bëhet presidente e opozitës serbe që lufton regjimin e Vuçiqit. Ata bëjnë edhe shaka se pas këtij poshtërimi, Vuçiq tani do të pushtojnë Televizionet në Serbi për disa ditë duke treguar forcën e tij brenda vendit”, ka shkruar Stradner.

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, Toby Vogel ka përshëndetur veprimin e përfaqësueses së Maltës.

“Shikoni çfarë ndodh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kur Vuçiq përpiqet të bëjë atë lloj gabimi që BE-ja i ka lejuar atij të bëjë për vite të tëra. Kjo mund të funksionojë në Bruksel, por nuk po funksionon në Nju Jork”, ka shkruar Vogel.

Derisa edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, Aleksandra Tomaniq ka përkrahur Fraser.

“Kur mendon se mund të sillesh kudo sikur në shtëpi, por pastaj ka nder, protokoll, rregulla…Bravo për Maltën”, ka shkruar Tomanniq./21Media

 

Back to top button