“Skenë krimi, mos kalo”, Lëvizja Feministe Studentore bllokon zyrën e profesorit Krasniqi

Lëvizja Feministe Studentore ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

“Ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim!”, kanë shkruar Lëvizja Feministe në “Facebook”.

Kujtojmë se profesori, Xhevat Krasniqi është i denoncuar për ngacmim seksual./21Media

Back to top button