Përfitoi mbi 40 mijë euro për termin të vizave, arrestohet 28 vjeçari

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të 28 vjeçarin me iniciale A.B, pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktojë-rezervojë termine për viza pune në ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.
Sipas Policisë, shuma e përgjithshme që i ai dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100 euro.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media

Back to top button