Performanca e Anxhela Peristerit në “Eurovision” përmes fotografive

 

Anxhela Peristeri e ka përfunduar performancën e saj në natën e dytë gjysmëfinale në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, që po mbahet në Roterdam, Holandë.

Ajo e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021” me këngën “Karma”. Anxhela Peristeri këndoi e 11-ta me radhë.

Shtetet që garojnë sonte për të shkuar në finale e madhe të Eurovision 2021 janë: 1. San Marino / Senhit – Adrenalina 2. Estonia / Uku Suviste – The Lucky One 3. Republika Çeke / Benny Cristo – omaga 4. Greqia / Stefania – Last Dance 5. Austria / Vincent Bueno – Amen 6. Polonia / RAFAŁ – The Ride 7. Moldavia / Natalia Gordienko – SUGAR 8. Islanda / Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ – 10 Years 9. Serbia / Hurricane – Loco Loco 10. Gjeorgjia / Tornike Kipiani – You 11. Shqipëria / Anxhela Peristeri – Karma 12. Portugalia / The Black Mamba – Love Is On My Side 13. Bullgaria / Victoria – Growing Up is Getting Old 14. Finlanda / Blind Channel – Dark Side 15. Letonia / Samanta Tīna – The Moon is Rising 16. Zvicra / Gjon’s Tears – Tout l’Univers 17. Danimarka / Fyr og Flamme – Øve Os På Hinanden.

Ndryshe, dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen për në finalen e “Eurovision 2021” që do të mbahet më 22 maj janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika e Ukraina./21Media

Back to top button